Flash

Rama komenton operacionin e SPAK: Duhet të ndalohet kush vazhdon të abuzojë meqë nuk kaloi dot Vettingun

Lapsi.al 11 February 2021
Rama komenton operacionin e SPAK: Duhet të ndalohet kush vazhdon të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas operacionit të SPAK prej të cilit u prangosën 10 persona, mes tyre gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha.

Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se kush nuk ka kaluar Vettingun duhet të përgjigjet dhe kush vazhdon të abuzojë meqë nuk kalon dot Vettingun, duhet të ndalohet.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!

Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI