Flash

Del ekspertiza për vdekjen e 47-vjeçares Malësi të Madhe: Kishte therje në fyt

Lapsi.al 8 February 2021
Del ekspertiza për vdekjen e 47-vjeçares Malësi të Madhe:

Pas verifikimit të ekspertizës, kanë dalë në dritë detaje të reja për vdekjen e 47-vjeçares në Malësi të Madhe. Mesoohet se viktima kishte prerje në fyt me mjet prerës. Mësohet se jetonte e vetme në banesën e saj në Bajzë, ndërsa mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja. Ajo u gjet pa shenja jete në banesën e saj, ndërsa në njoftimin paraprak, policia bëri me dije se dyshohej se ishte dhunë ndaj saj dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën. Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Një apartament është përfshirë nga flakët në Tiranë, mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një pallat tek “Rruga e Kavajës” në kryeqytet. F...

13:29

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI