Flash

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

Dy biznese gjobiten prej muzikës së lartë dhe shkeljes së masave anti-COVID

Lapsi.al 8 February 2021
Dy biznese gjobiten prej muzikës së lartë dhe shkeljes së

Dy lokale janë gjobitur në Tiranë, pasi janë konstatuar në shkelje të masave anti-Covid. Policia bën me dije se si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 administratorë lokalesh.

"Vijojnë kontrollet nga Policia e Tiranës, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Stukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 administratorë lokalesh, konkretisht:

  • Shtetasin D. Z., pasi në lokalin në administrim të tij, shërbimet e Policisë kanë kostatuar grumbullim personash, në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe muzikë të lartë që prishte rendin dhe qetësinë publike.
  • Shtetasin M. K., pasi në një bar-longue që ai menaxhonte u konstatua për herë të dytë duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u mbajt dhe akt-konstatimi për mbylljen e aktivitetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët", njofton policia.

Të këshilluara

Speci djegës ul dëshirën për seks

Disa i mbajnë larg, ndërsa të tjerët nuk bëjnë dot pa specat e kuq djegës në regjimin e tyre ushqimor. Edhe pse konsumimi i tyre të “përvëlon” gojën dhe të shka...

21:54

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI