Flash

E qëlloi derisa plumbat mbaruan, viktima tentoi të largohej sapo kuptoi rrezikun

Lapsi.al 6 February 2021
E qëlloi derisa plumbat mbaruan, viktima tentoi të largohej sapo

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Mesohet se autorët ishin në dijeni të lëvizjeve të shënjestrës së tyre, Gentjan Qarrit. Rreth orës 18:16 të mbrëmjes së sotme, autorët po e prisnin poshtë pallatit të fshehur në makinën tip “Toyota” dhe në momentin që 40-vjeçari doli nga shtëpia, në katin e 12 të pallatit e qëlluan. Në momentin që autori hap zjarr, Qarri tentoi të largohet, por killeri e ndoqi me makinën në lëvizje duke zbrazur të gjithë automatikun, derisa i mbaruan fishekët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja sipas burimeve nga grupi hetimor. Policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dëshmitarë okularë, njerëz të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja në tentativë për të zbuluar më shumë të dhëna për autorët që dogjën makinën në Pyllin e Sodës disa minuta më pas. Qarri ka qenë i dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë dhe kishte vetëm 3 vite që kishte dalë, ndërsa në Vlorë punonte si hidraulik. Pista e parë ku po hetohet është larja e hesapeve nga e shkuara kriminale.

Të këshilluara

Vrasje në Vlorë, identifikohet viktima

Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit....

18:57

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI