Flash

VIDEO/ Ithtarët e Thaçit sulmojnë me gurë dhe vezë Albin Kurtin në Skënderaj

Lapsi.al 1 February 2021
VIDEO/ Ithtarët e Thaçit sulmojnë me gurë dhe vezë

Ka qenë e tensionuar vizita e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në komunën e Skenderajt, një bastion i PDK-së.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, ka qenë një grup mbështetësish të PDK-së dhe ish-kreut të saj Hashim Thaçit që sot ndodhet në Hagë që kanë pritur Kurtin me thirrje: “UÇK! UÇK!, Thaçi! Thaçi!”.

Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe një moment kur disa prej mbështetësve të PDK-së kanë hedhur gurë dhe vezë në drejtim të kreut të Vetëvendosjes.

Për mbarëvajtjen e këtij tubimi ishte angazhuare dhe Njësia Speciale e policisë së Kosovës. Pak ditë më parë pati një tjetër incident gjatë vizitës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut. ©LAPSI.al  

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI