Flash

Shiu i fortë nuk ndalet, përmbytje në Elbasan

Lapsi.al 25 January 2021
Shiu i fortë nuk ndalet, përmbytje në Elbasan

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile probleme ka pasur nga reshjet e shiut edhe në Qarkun e Elbasanit. Raportohet për depërtim uji në disa banesa dhe prezencë gurësh e inertesh nëpër akset rrugore.

NJOFTIMI I PREFEKTURES

Ne qarkun e Elbasan gjate oreve te nates kemi pasur reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar. Kane rene 40mm shi, por per shkak se vazhdojne prej gati 2 ditesh kane bere qe te kemi prurje te konsiderueshme te perrenjve dhe depertimin e ujit ne disa banesa, dhe disa probleme ne disa akse rrugore per shkak te renies se inerteve.

Ne lagjen Nr.2 te bashkise Elbasan rreth ores 11.00 kemi pasur depertim te ujit ne nje banese dhe ne vend kane qene forcat e zjarrfikeses ato te policise dhe te bashkise, situate qe ka vazhduar deri ne ora 01.00 te mengjesit.

Ne lagjen Nr.3 te bashkise Elbasan kemi pasur depertim te ujit ne dy banese ku ka nderhyre perseri forcat e zjarrfikeses ato te policise dhe te bashkise dhe kane eleminuar pranine e ujit.

Ne akset rrugore ka pasur materiale te shumta inerte, aluvione e gure, te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese dhe nuk kemi probleme me qarkullimin. Aktualisht po punohet ne segmentin Mollas-Frasher qe ka pasur bllokim te rruges nga renie e nje masivi dheu. Problem kemi ne disa rruge rurale qe po punohet nga ASHP e bashkise ku me problem eshte rruga Paper-Pajun qe eshte e bllokuar e po punohet.

Ne Muriqan, Nj.A Gjergjan, bashkia Elbasan kemi permbytje gati 2 ha toke bujqesore dhe 1 ha permbytje ne Nj.A Paper, bashkia Elbasan.

Nuk kemi problem ne furnizimin me energji elektrike pervec Nj.A Hotolisht e Nj.A Polis ne bashkine Librazhd.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI