Flash

Moderna: Vaksina jonë funksionon edhe ndaj varianteve të reja të COVID-19

Lapsi.al 25 January 2021
Moderna: Vaksina jonë funksionon edhe ndaj varianteve të reja të

Vaksina e Modernas ndaj Covid-19 duket se funksionon kundër varianteve të reja infektive të virusit pandemik të gjetur në Mretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, thonë shkencëtarët nga kompania farmaceutike amerikane.

Testet e hershme laboratorike sugjerojnë që antitrupat e shkaktuar nga vaksina mund të njohin dhe luftojnë variantet e reja. Nevojiten më shumë studime për të konfirmuar se kjo është e vërtetë, për njerëzit që tashmë janë vaksinuar, shkruan BBC.

Variantet e reja janë përhapur shpejt në një numër vendesh. Ata kanë pësuar ndryshime ose mutacione, që do të thotë se ato mund të infektojnë qelizat njerëzore më lehtë sesa versioni origjinal i koronavirusit, kur filloi pandemia.

Ekspertët mendojnë se lloji i ri virusit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili u shfaq në shtator, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Sa shqetësuese janë variantet e reja të koronavirusiti, shfaqur në Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar?

Vaksinat aktuale u krijuan rreth varianteve të mëparshme, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq me efikasitet. Ka tashmë disa rezultate të hershme, që sugjerojnë se vaksina Pfizer mbron nga varianti i ri në Mbretërinë e Bashkuar.

Për të kryer këto gjetje të Modernas, studiuesit shikuan mostrat e gjakut të marra nga tetë persona, që kishin marrë dy doza të rekomanduara të vaksinës Moderna. Antitrupat neutralizues, të bëra nga sistemi imunitar, ndalojnë hyrjen e virusit në qeliza.

Mostrat e gjakut që ishin të ekspozuar ndaj varianteve të reja duket se kishin antitrupa të mjaftueshëm për të arritur këtë neutralizues, megjithëse efekti nuk ishte aq i fortë për variantin e Afrikës së Jugut krahasuar me atë në Mbretërinë e Bashkuar. Moderna thotë se kjo mund të nënkuptojë që mbrojtja ndaj variantit të virusit së Afrikës së Jugut mund të zhduket më shpejt.

Tani po testohet nëse dhënia e një goditje të tretë përforcuese mund të jetë e dobishme. Ashtu si firmat e tjera , kompania po heton gjithashtu nëse do të jetë i dobishëm ridizajnimi i vaksinës për të qenë në një përballje më të mirë për variantet e reja. Rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar kanë miratuar tashmë vaksinën e Moderna për përhapjen në NHS, por dozat e para-porositura prej 17 milionë nuk pritet të mbërrijnë deri në pranverë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI