Flash

Turqia urdhëron arrestimin e 238 ushtarakëve të dyshuar për lidhje me Gylenin

Lapsi.al 19 January 2021
Turqia urdhëron arrestimin e 238 ushtarakëve të dyshuar për

Autoritetet turke kanë dhënë urdhër për arrestimin e 238 ushtarakëve, të cilët akuzohen se kanë lidhje me Fetullah Gylen. Ky i fundit akuzohet nga Ankaraja për organizimin e puçit të dështuar të vitit 2016.

Operacioni u zhvillua në mbi 60 provinca dhe është pjesë e shtypjes së rrjetit të klerikut që jeton në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që Gylen e ka mohuar se ka qenë i përfshirë në tentimin për puç në korrikun e vitit 2016, kur ishin vrarë mbi 250 persona.

Mësohet se 160 persona janë arrestuar në bastisjet e fundit të policisë, për të cilat është dhënë urdhër nga prokurorët në Izmir, ndërkohë persona të dyshuar po kërkohen edhe në Qipron Veriore, ku është e vendosur ushtria turke.

Në mesin e personave të dyshuar janë 218 pjesëtarë aktivë në ushtri, përfshirë gjashtë kolonelë, tre kolonelë lejtënantë dhe nëntë majorë. Që nga përpjekja për puç më 2016, në Turqi janë arrestuar rreth 80.000 persona, ndërsa rreth 150.000 shërbyes civilë, pjesëtarë të personelit ushtarak dhe punëtorë të tjerë janë përjashtuar ose pezulluar nga puna.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI