Flash

Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet teknike

Lapsi.al 18 January 2021
Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet teknike

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se delegacionet ushtarake nga Turqia dhe Greqia do të rinisin bisedimet teknike sot në Bruksel. “Bisedimet teknike për të cilat ramë dakord të mbaheshin pas një takimi midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të diskutuar mosmarrëveshjet detare midis delegacioneve ushtarake turke dhe greke do të mbahen sot në Bruksel”, thuhet në njfoftimin e ministrisë.

Sipas Anadolu Agency, Turqia, vendi me vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet kufitare detare greke dhe të administratës së Qipros Greke, duke theksuar se pretendimet e tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Ankaraja dërgoi disa anije eksploruese vitin e kaluar për kërkimin e energjisë në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e saj në rajon, si dhe ato të TRNC-së.

Liderët turq kanë theksuar vazhdimisht se Ankaraja zyrtare është në favor të zgjidhjes së problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

Të këshilluara

Nis vaksinimi i popullsisë në Brazil

Një infermiere ka marrë dozën e parë të vaksinës në Brazil pasi rregullatorët shëndetësorë i dhanë aprovim urgjent dy vaksinave ditën e djeshme. Rregullatori...

10:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI