Flash

Kate Winslet: Pas përfundimit të Titanic, të gjithë më bullizuan

Lapsi.al 16 January 2021
Kate Winslet: Pas përfundimit të Titanic, të gjithë më

“Titanic” është pa asnjë dyshim një nga filmat më të preferuar të të gjitha kohërave dhe ju dha një famë të jashtëzakonshme dy protagonistëve të tij, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio. Të paktën kështu është dukur në sytë e publikut, sepse për Kate fama që mori nga filmi nuk ka qenë fare e bukur dhe e magjishme.

Së fundmi aktorja ka rrëfyer se pas debutimit në film është bullizuar dhe kjo e ka bërë të ndihet shumë keq.

“Ishte si dita më natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja, ‘Okay, kjo është e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare. Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”, ka rrëfyer Kate në një intervistë për ‘WTF with Marc Maron’.

Aktorja ka shtuar se në kohën kur “Titanic”-u u publikua, në vitin 1997, ajo ishte ende duke mësuar se si të aktronte dhe e ndjente se nuk ishte ende gati të bënte punë të mëdha në Hollywood.

“Ishte një përgjegjësi e madhe. Unë nuk doja të bëja gabime, doja të isha aty për një kohë të gjatë”, ka thënë Kate.

Të këshilluara

Si u bashkua Loredana dhe Mozzik

Mozzik u shpreh disa javë më parë se nuk është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ishte e kundërta. “Nuk ka diçka që d...

12:58

Ermal Meta publikon projektin e ri (Video)

Ermal Meta ka publikuar këngën e tij më të re “No Satisfaction”. “No Satisfaction” mban titullin kënga e tij e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “pa ...

16:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI