Flash

Shembet rruga e Borshit/ Rama i puth kokën për herë të dytë Salillarit

Lapsi.al 15 January 2021
Shembet rruga e Borshit/ Rama i puth kokën për herë të

Edi Rama ka vendosur tia puthë për herë të dytë kokën Pëllumb Salillarit. Kryeministri kërkoi kërkoi që të mos sulmoheshin bizneset duke iu referuar pikërisht punimeve të kryera nga kompania e tij në rrugën e prishur në Borsh.

“Unë konsideroj të papërshtatshme që të sulmohen kompanitë në mungesë të analizës. Mund të jetë një rrugë e bërë edhe sot dhe për arsye që nuk lidhen me kompaninë, por në kushtet e një lëvizje gjeologjike mund të ketë çarje.

Të çosh kamera në një rrugë të çarë dhe t’ia kërcasësh kompanisë me shkop kokës, mban më shumë era gjobë sesa era gazetari. Mos bëni gjueti shtrigash me kompanitë. Mos bëni gjueti shtrigash me njerëzit që kontribuojnë. Askush nuk është engjëll" tha kryeministri gjatë një konference për shtyp.

https://www.youtube.com/watch?v=DZTnQ7AZvjk&feature=emb_logo

Një ditë më parë Top Channel nxori në një kronikë ku tregonte pamjet e shembura të rrugës dhe i dha zë disa banorëve që i trembeshin shkatërrimit të mëtejshëm të rriugës së borshit që mund të shembte edhe shtëpitë e tyre.

"Banorët tregojnë se rrezikun e prisnin prej kohësh për shkak të mënyrës sesi është ndërtuar. Ata ia hedhin fajin firmës ndërtuese". Pikërisht këtë informacion kryeministri e ka quajtur "gjobë" duke u interesuar më shumë për kompaninë "Salillari" që fiton tendera nga qeveria e tij sesa për rrugën e ndërtuar me para publike dhe fatin e banorëve të cilëve zor se u dëgjohet zëri kur kanë mosmarrveshje me milionerat pranë qeverisë.

Por edhe sikur këndvështrimi i gazetarëve të jetë i eksagjeruar, shqetësimi i Ramës për reputacionin e Sallillarit është edhe më tepër i tillë. Pasi kjo kompani as nuk është e kuotuar në bursë, as operon në një treg të lirë. Punët e saj kryesore jane më finde publike, prandaj në këtë rast përpara se të kujdeset që të puthë tullën e Pëllumbit, shefi i qeverisë duhet të jetë i interesuar për mirpërdorimin e parave publike.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI