Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas konferencës me gazetarë që mbajti kryeministri Edi Rama rreth menaxhimit të përmbytjeve. Kryedemokrati tha se me qindra banorë në Shkodër ndodhen nën ujë, ndërsa nuk mund të dalin për të marrë ushqime, medikamente e vuajnë për të çuar të sëmurët në spitale.
“Kryetarja e Bashkisë Shkodër, edhe pse në rrethim politik po përpiqet të bëjë gjithçka, do bëjmë gjithçka që t’u qëndrojmë pranë. Kjo është qeveria e vetme në botë që fatkeqësitë i sheh si mundësi për propagandë. Zona nga Shkodra, Durrësi, Lezha dhe gjithë ultësira perëndimore nën ujë. Tetë vite propagandë dhe asnjë punë. Flet sikur ka ardhur dje në qeveri, ka 8 vjet kryeministër” tha Basha. Më tej, Basha shtoi se zgjidhja e vetme është që shqiptarët të bëhen bashkë për ta larguar atë që ai e quajti burim dështimi.