Flash

Ambasadori amerikan në Kosovë kujton masakrën e Reçakut: Jemi të përkushtuar për të garantuar drejtësi për familjet e viktimave

Lapsi.al 15 January 2021
Ambasadori amerikan në Kosovë kujton masakrën e Reçakut:

Ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, ka thënë të premten se bashkë me Kosovën nderon kujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut, e cila ka ndodhur 22 vjet më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ambasadori Kosnett ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të garantuar drejtësi për familjet e viktimave dhe më të dashurit e tyre, shkruan Rel.

Masakra e Reçakut ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999. Në mars të këtij viti NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër caqeve të ushtrisë serbe për t’i dhënë fund dhunës në Kosovë.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13 500 persona, ndërsa 1 643 ende konsiderohen të pagjetur. Po e ndajmë sërish me ju dokumentarin që ka realizuar ekipi i Radios Evropa e Lirë për 20-vjetorin e kësaj masakre.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pas...

07:16

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI