Flash

COVID-19 në Kosovë/ Dy komuna i shtohen zonës së kuqe

Lapsi.al 15 January 2021
COVID-19 në Kosovë/ Dy komuna i shtohen zonës së kuqe

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Këto masa kanë hyrë në fuqi që nga sot dhe do të rishikohen pas dy javësh. Sot është bërë edhe rankimi i komunave sipas zonave bazuar në numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh, shkruan Express.

Me rankimin e ri, pjesë e zonës së kuqe janë edhe Podujeva dhe Mitrovica e Jugut. Komuna të tjera që janë pjesë e zonës më rrezik të lartë të infektimit janë edhe Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi.

Ndryshime ka pasur edhe në zonën e verdhë. Aktualisht pjesë e kësaj zone janë: Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja dhe Vitia.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 23 komuna: Pejë, Kllokot, Ferizaj, Malishevë, Deçan, Kamenicë, Skenderaj, Rahovec, Junik, Gjakovë, Shterpcë, Klinë, Istog, Novobërdë, Prizren, Drenas, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Graçanicë, Mamushë, Partesh dhe Ranillugë.

 Ndryshe, me masat e reja, operatorëve ekonomik në zonën e kuqe iu lejohet të punojnë deri në orën 21:00, derisa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00.

Për komunat që gjenden në zonën me rrezik të mesëm do të zgjatet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

E në komunat që janë në zonën e gjelbër, operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI