Flash

Hoti: Sot kemi miratuar 222 milionë euro për bizneset dhe familjet

Lapsi.al 15 January 2021
Hoti: Sot kemi miratuar 222 milionë euro për bizneset dhe familjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti bën me dije se sot është miratuar një tjetër paketë ndihmëse në funksion të Rimëkëmbjes ekonomike prej 222 milionë eurosh.

Kjo ndihmë ishte paralamëruar më parë, por Hoti thotë se sot u miratua dhe paratë shkojnë tek bizneset dhe familjet, komunat, arsim e shëndetësi.

Kryesisht kjo paketë do të ketë si qëllim dyfishimin e asistencës sociale dhe rritjes së pensioneve.

"Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve te qendrojne ne treg dhe mbajne punetoret ne pune. Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar familjeve ne nevoje, siç jane ato ne kushte me te renda sociale, permes dyfishimit te asistences sociale dhe rritjes se pensioneve.

Sot kemi miratuar vendimin per 222 mil euro per biznese dhe per familje, si dhe per komuna, per arsim e per shendetesi per te menaxhuar me pandemine", shkruan Hoti.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI