Flash

Ish miku amerikan i Ramës: "Nuk e përfytyroj dot artistin e dikurshëm rebel në krahët e Erdoganit"

Lapsi.al 13 January 2021
Ish miku amerikan i Ramës: "Nuk e përfytyroj dot artistin e

"Kur e shikon kryeministrin të përqafonte një personazh si Erdogani, i cili është një abuzues famëkeq i të drejtave dhe lirive të njeriut, e ke shumë e vëshirë të bësh lidhje me Edi Ramën, artsitin, disidentin e dikurshëm".  Ky ka qene reagimi i një kritiku të madh të Berishës, i një altivisti të të drejtave të njeriut, ish sorosisti dhe miku të Ramës, amerikanit, Fred Abrahams, në lidhje të drejtëpërdrejtë në A-Show me gazetarin Adi Krasta.

Abrahams një njohës shumë i mirë i Shqipërisë shprehu zhgënjimin e tij për tramsformimin e politikanit artist që dikur luftonte për të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës. Si shembull ai mori fillimisht vizitën e Ramës në Turqi dhe marrëdhënien e tij me Erdoganin, një nga shtypësit më të egër të drejtave të njeriut në vendin e tij.

"Unë jam befasuar. Le të mos harrojmë që ky personazh, flas për Ramën, hyri në politikë si një disident, si një aktivist i të drejtave të njeriut në fillim të viteve ‘90 bashkë me shokun e tij Ardian Klosi.

Madje dhe u dhunua brutalisht nga qeveria e parë e Berishës, dhe ishte një person që njihet si një shpirt i lirë dhe që kishte një prespektivë.

Por ta shikoje atë të përqafonte një personazh si Erdogani, i cili është një abuzues famëkeq i të drejtave dhe lirive të njeriut,  për mua është shqetësuese, ndërsa për mbrojtësit e lirive në Turqi është një shuplakë.

Kush përfiton nga kjo marrëdhënie, Turqia apo Shqipëria, apo individët të cilët po e drejtojnë këtë marrëdhënie" pyeti Abrahams, i cili ngriti dhe dyshime që lidhen me investimet në Shqipëri nga ana e Erdogan që duhet të hetohen.

©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI