Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Manastirliu kapet ngushtë/ Nuk di të thotë sa lekë do paguhen për vaksinat

Lapsi.al 11 January 2021
Manastirliu kapet ngushtë/ Nuk di të thotë sa lekë do

Sa lekë ka hequr mënjanë qeveria shqiptare për të blerë vaksinat kundër covid? Kësaj pyetjeje kaq të thjeshtë nuk i ka dhënë përgjigje ende qeveria shqiptare. Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që drejton vendin më të vogël të Europës tha pak ditë më parë se janë porositur 1.8 milionë doza për të cilat buxheti ka hequr mënjanë 40 milionë euro për sigurimin e tyre.

Kryeministri Edi Rama tha në 1 janar të këtij viti se vendi ynë ka siguruar nga Pfizer, 500 mijë doza, por nuk dha detaje për shumën që duhet të paguhet. Kjo pyetje iu bë në emisionin “Open” në TCH edhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila foli për përpjekjet që po bëhen, por nuk dha një shifër të saktë edhe pse gazetarët në studio këmbëngulën.

Qeveria shqiptare ka thënë më herët se ka paguar 4 milionë dollarë për COVAX, skema globale e OBSH për ndarjen e vaksinave, por që ende nuk ka siguruar asnjë të vetme dhe që rrezikon të dështojë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Manastriliu: Pse e mbajmë sekret vendin që na dhuroi vaksinat kundër Covid

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI