Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Shifrat e fundit/ Gati 1800 hektarë të përmbytur në Shkodër, uji vijon të rritet

Lapsi.al 8 January 2021
Shifrat e fundit/ Gati 1800 hektarë të përmbytur në

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacionet e fundit në lidhje me situatën e përmbytjeve. Sipas shifrave të marra në orën 19.00 shihet se po rritet ndjeshëm niveli i ujit duke shkuar pranë kuotave maksimale. Sipërfaqja totale e përmbytur është 1 799 hektarë, shumica e të cilave janë të mbjella me foragjere, jonxhë dhe grurë.

SHIFRAT

•Hidrometri në Dajç në orën 19.00, shënon kuotën 6.25 m. (Kuota max 6.30 m)

•Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 19.00, shënon 8.25 m. (Kuota max 8.70 m)

•Hidrometri i lumit Drin në orën 19.00, shënon kuotën 7.05 m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 1799 Ha

1. Tokë e pakultivuar 548 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 1096 Ha

3. Grurë 85 Ha

4. Bimë dekorative 80 Ha

5.Pemtore 2 Ha

Njesia Administrative Ana Malit

1.Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm

2.Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

3.UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.

4.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

•Tokë e pakultivuar 190 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhe 600 Ha

•Grurë 20 Ha

Njesia Administrative Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 679 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar), nga të cilat :

•Tokë e pakultivuar 238 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhe 306 Ha

•Bimë dekorative 80 Ha

•Grurë 55 Ha

2. Në Nj.A. Dajç nuk ka energji elektrike.

3. UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.

4. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Njesia Administrative Guri i Zi

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc, Guri Zi.

•Tokë e pakultivuar 15 Ha

•Foragjere të dyta,jonxhe 15 Ha

•Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Njesia Administrative Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

•Tokë e pakultivuar 10 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha

2. Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherërash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkdoër po punon një fadromë për pastrimin.

Njesia Administrative Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e Stomes) e Bërdicë e Madhe.

•Tokë e pakultivuar 90 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha

•Grurë 10 Ha

2.Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Njesia Administrative Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 12 Ha, ne fshatin Zues

•Tokë e pakultivuar 5 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

•Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç

Bashkia shkodër duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga permbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen,

KËRKESË PËR KOMISIONIN E EMERGJENCËS CIVILE PRANË PREFEKTURËS SHKODËR.

Nesër për njesinë Ana e Malit është e nevojshme :

-Makinë ushtrie (për transport në rrugën Obot)

-Varkë lundruse (nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI