Arjan Minella Ruvina është autori i të shtënave me armë zjarri që u raportuan mesditën e sotme në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit.
Autori ka qëlluar në ajër me kallash pas një debati me familjarët e tij.
Reagimi i policisë, që ka arrestuar në kohë autorin, ka shmangur një tragjedi të mundshme, pasi autori mund të shkaktonte ndonjë viktimë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Video-2021-01-05-at-2.56.05-PM-1.mp4"][/video]