Flash

Kosovë/ Bie numri i të infektuarve, identifikohen 199 raste të reja me COVID-19

Lapsi.al 5 January 2021
Kosovë/ Bie numri i të infektuarve, identifikohen 199 raste të

Bien shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, ku në 24 orët e fundit raportohen 4 viktima dhe 199 raste të reja.

Vdekjet janë regjistruar në Prishtinë dy raste, 78 dhe 66 vjeç, Malishevë 79 vjeç dhe Prizren 79 vjeç.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec", njofton IKShPK.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI