Flash

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese merr vendimin e parë sapo hyn në zyrë

Lapsi.al 5 January 2021
Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese merr vendimin e parë sapo hyn

Pas emërimit si gjyqtar në Gjykatën Kushtetues, Përparim Kalo ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale. Në një postim që ka bërë në Facebook ai thotë se do të heqë dorë në mënyrë që t’i përkushtohet tërësisht detyrës së re.

“Se pari, ju uroj gezuar vitin e ri dhe, se dyti, ju falenderoj per komunikimin qe kemi patur bashke nder vite. Prej jush kam mesuar shume gjera, kam marre lajme te gezuara, te hidhura, urime, ftesa, fotografi, video dhe artikuj e mendime qe me kane sherbyer per te zgjeruar njohurite ne fusha te ndryshme.

Sot po ju shkruaj per tju njoftuar se, per shkak te emerimit tim Gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese me dekret te Presidentit te Republikes me date 23 dhjetor 2020 me duhet te largohem nga rrjetet sociale per tju dedikuar teresisht ketij funksioni te larte publik. Edhe njehere ju falenderoj per kenaqesine qe me keni dhene permes komunikimit tuaj! Miqesisht, Perparim Kalo” - shkroi ai.

Më 23 dhjetor, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar Kalon si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese duke plotësuar kështu korumin minimal të këtij institucioni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI