Flash

Erdogan: Turqia dhe Gjermania diskutojnë prodhimin e përbashkët të një vaksine COVID-19

Lapsi.al 1 January 2021
Erdogan: Turqia dhe Gjermania diskutojnë prodhimin e përbashkët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi i tij është në diskutime me Gjermaninë për prodhimin e përbashkët të një vaksine kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency.

“Në negociatat tona me Gjermaninë po ashtu ekziston çështja e prodhimit të përbashkët të vaksinave. TUBITAK (Këshilli i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë) vazhdon punën për këtë çështje”, tha presidenti Erdoğan.

Javën e kaluar, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se Turqia dhe kompania gjermane BioNTech arritën një marrëveshje sipas të cilës fillimisht 550 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech do të dërgohen në vend më së voni në fillim të vitit 2021.

Sipas ministrit Koca, në bazë të marrëveshjes deri në fund të muajit mars do të dërgohen 4,5 milionë doza të vaksinës. Ai shtoi se Turqia mund të ketë qasje deri në 30 milionë doza në bazë të kësaj marrëveshjeje.

Tashmë kanë mbërritur 3 milionë doza

Më tej, presidenti Erdoğan theksoi se Turqia ka bërë përparim në sigurimin e vaksinave, duke shtuar se rreth 3 milionë doza janë marrë dhe këto përpjekje do të vazhdojnë.

Erdoğan po i referohej mbërritjes së parë të vaksinave CoronaVac nga kompania kineze SinoVac Biotech. Për këto vaksina, ministri Koca në rrjete sociale njoftoi se do të fillojnë vaksinimin pas 14 ditësh testimi në laboratorët turq.

Duke e përshkruar vitin 2020 si një vit “plot dhimbje për të gjithë njerëzimin”, Erdoğan tha se ky ishte një vit “me të vërtetë i ngarkuar”.

“Shpresojmë që falë masave të marra, viti 2021 do të jetë një vit në rënie (i numrit të rasteve COVID-19”, u shpreh ai.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Turqia ka regjistruar mbi 2,2 milionë raste të virusit, prej të cilave të paktën 2,1 milionë janë shëruar dhe 20.881 kanë ndërruar jetë.

Turqia ka zbatuar një shtetrrethim gjatë fundjavave, edhe atë të plotë që nga 5 dhjetori në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendi aktualisht është nën një shtetrrethim me rastin e festave të Vitit të Ri, që filloi nga mbrëmë dhe do të jetë në fuqi deri në ora 5 e mëngjesit të 4 janarit.

COVID-19 në mbarë botën ka marrë mbi 1.82 milionë jetë. Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 83,5 milionë raste të virusit, përfshirë edhe të paktën 47,1 milionë të shëruar.

SHBA, India dhe Brazili mbeten vendet më të prekura nga pandemia.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI