Flash

Aktorja e filmave latin bëhet nënë për herë të parë

Lapsi.al 28 December 2020
Aktorja e filmave latin bëhet nënë për herë të

Me siguri e mbani mend aktoren Fernanda Casillo të telenovelave të famshme latine, ku përmendim këtu “Teresa”, “Dashuri dhe tekila” apo “Armiq të një gjaku”. Fernanda dhe partneri i saj gjithashtu aktor, Erik Hayser, kanë shijuar prej vitesh marrëdhënien e tyre, e cila është bekuar së fundmi edhe me një fëmijë, si frut i dashurisë së tyre. Në rrjete sociale, aktorja nuk i ka kursyer pozat e shtatzënisë duke treguar ecurinë e saj ndërsa së fundmi ka dhënë lajmin e bukur se prija e ëmbël ka marrë fund. Fernanda dhe Erik kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, i cili është djalë ndërsa emrin e tij nuk na e kanë zbuluar. Në një postim shumë të ëmbël në Instagram, aktorja ka publikuar foton me djalin dhe partnerin, ndërsa krahas saj i ka uruar festat të gjithëve.

“Asnjëherë nuk është vonë për të thënë Gëzuar Krishtlindjet dhe për të falenderuar. Faleminderit për mesazhet tuaja plot dashuri dhe bekime, për familjen tonë të re! Le të shumohen të gjitha këto në formën e shëndetit, buzëqeshjeve, bashkimit, ndërgjegjes dhe dashurisë për ju gjithmonë.”- shkruan aktorja krahas postimit që ka marrë pafund komente urimi për bebushin dhe familjen e tyre të bukur.

Të këshilluara

Çiftet që u ndanë në 2020-tën (Foto)

Më 20 prill të këtij viti, agjencitë e të dy artistëve konfirmuan se çifti është ndarë. Loco është një reper i njohur korean, ndërsa Stephanie është një akto...

18:52

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI