Flash

Demi Lovato flet në lidhje me çrregullimin në të ngrënë

Lapsi.al 26 December 2020
Demi Lovato flet në lidhje me çrregullimin në të
Demi Lovato ndau një mesazh të gjatë në lidhje me përvojën e saj me një çrregullim të të ngrënit, së bashku me një seri fotografish në bikini, ku shfaq strijat në trupin e saj. "Unë dikur besoja me të vërtetë se shërimi nga një çregullim i të ngrënit nuk ishte i vërtetë. Që të gjithë po mashtronin dhe pas dyerve të mbyllura, ishin po njësoj. Isha e sigurt se dikush po villte diku, edhe nëse thoshte se tani ishte mirë. Mendoja se dikush me këto çrregulllime s’mund ta pranonte celulitin. Këto janë vetëm disa nga gjërat që i thoja vetes, teksa rritesha." Fotografitë e strijave të theksuara me bojë ari, ylli i popit, 28-vjeçare, i shpjegoi si një ushtrim për dashurinë ndaj vetes. “Në nder të mirënjohjes sime për vendin ku ndodhem sot në jetë, këto janë disa foto që i bëra vetë gjatë karantinës këtë verë sepse doja t’i përqafoja strijat e mia dhe të mos kisha turp prej tyre.” Lovato vazhdoi duke thënë se përkundër asaj që mendon shoqëria, strijat e saj "duken keq" ajo mund t'i përqafojë ato për të gjithë bukurinë e tyre.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI