Flash

Rihanna dhe Asap Rocky më të afërt se kurrë

Lapsi.al 26 December 2020
Rihanna dhe Asap Rocky më të afërt se kurrë

Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi. Burime pranë dyshes kanë thënë për People se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri. Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s. Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares. Ndërkohë, duket se gjërat mes tyre po nisin të bëhen akoma më serioze. Mediat e huaja shkruajnë se Rihanna e ka ftuar reperin në Barbados, në vilën e saj private, ku po kalojnë edhe Krishtlindjet. Asap Rocky është parë në aeroport me valixhe, ndërsa miqtë e këngëtares kanë treguar se ajo është shumë e lumtur për këtë marrëdhënie të re. Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes. Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti dhe më herët ka qenë në marrëdhënie me disa personazhe të tjerë të njohur si Drake, Chris Broën etj. Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Rebecca Luker

Aktorja dhe këngëtarja e Broadway-t, Rebecca Luker, e njohur për rolet e saj në "The Secret Garden" dhe "The Music Man", u nda nga jeta dje, në moshën 59-vjeçar...

14:54

Mentor Haziri, artisti i vitit në Ferizaj

Mentor Haziri është vlerësuar me çmimin “Artisti i vitit” në Komunën e Ferizajt. Përkatësisht, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga kjo komunë i ka d...

10:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI