Flash

Ku ndodhet Stresi ndërkohë që është në kërkim nga policia

Lapsi.al 19 December 2020
Ku ndodhet Stresi ndërkohë që është në kërkim

Stresi ishte ndër të parët që organizoi protestën për vrasjen e Klodian Rashës, por ka vendosur të tërhqiet. Gjatë një videoje live në Instagram, reperi është shprehur se nuk do të përfshihet më në të dhe se mund ta vazhdojë kush të dëshirojë.

Ai ritheksoi se e ngriti vetë këtë kauzë kaq të madhe se tani ka vendosur që të mos e vazhdojë më tej. Stresi nuk e tregoi se çfarë e shtyu drejt këtij vendimi, por u shpreh se hallet e familjes së tij i di vetëm ai dhe askush tjetër.

Ndërkohë, reperi tha për të disatën herë se nuk ka pasur qëllime politike pas kësaj proteste, duke qenë se është akuzuar se e ka organizuar në emër të Partisë Demokratike.

Me një video nga shtëpia e tij ai tha se rrezikon burgun dhe se është ende në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga policia.

Reperi është larguar nga lagjia e tij për t’i shpëtuar policisë, të cilës i ka bërë thirrje disa herë në rrjete sociale.

Së fundmi, Stresi ka publikuar një video nga avioni, duke zbuluar se është zhvendosur në Britani të Madhe.

“Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet? Jua premtova që do vij!”– ka shkruar ai krah videos.

Të këshilluara

Tyga ndjek Trejsi Sejdinin në Instagram

Kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur Tyga (ish-i i Kylie Jenner), ka interaktivitet me vajza të njohura të showbiz-it shqiptar. Kësaj here, ai ka nisur ...

12:44

Kattle Middleton jashtë syrit të publikut

Jeni kuriozë të dini se si është Kate Middleton kur nuk ndodhet në publik? Ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar, pavarësisht gjithë rregullave e protokolleve mb...

16:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI