Flash

Edhe Rozana Radi rrëfen eksperiencën me Covid-19

Lapsi.al 18 December 2020
Edhe Rozana Radi rrëfen eksperiencën me Covid-19

Pak ditë më parë Rozana Radi rezultoi pozitive me Covid-19. Në fakt ajo kreu 2 teste dhe njëri prej tyre rezultoi negativ e më pas tjetri pozitiv. Rozana tregoi se menjëherë ishte karantinuar pas përgjigjes së dytë dhe se po merrte mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë ajo vazhdon ende të qëndrojë e izoluar në shtëpi dhe siç duket eksperienca e saj me Covid-19 nuk ka qenë shumë e lehtë. Radi ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram një intervistë virtuale dhe dikush prej tyre është interesuar për shëndetin e saj. Rozana ka treguar se tani ndihet pak më mirë, por ditët e para ka pasur disa shqetësime si dhimbje koke apo djegie trupi. Ajo ju ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes, sepse sipas saj koronavirusi nuk është shaka.

“Jam qëndrueshëm! Ditët e para ki kisha të tmerrshme me dhimbje të forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”, shkruan Rozana.

Përpara saj, rezultoi pozitive me Covid kolegia e emisionit “Boom”, Fiori Dardha. Edhe ajo po ashtu është izoluar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe emisionin e investigativ e kanë drejtuar Erion Korini dhe Rudina Dembacaj.

Të këshilluara

Jennifer Lopez i rikthehet aktrimit

Këngëtarja Jennifer Lopez ka vendosur t'i rikthehet aktrimit. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Jennifer lajmin me fansat.'Mezi po pres!',shkruante kën...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI