Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

'The Guardian' përzgjedh albumin e Dua Lipa-s si ‘albumin e dytë më të mirë për vitin 2020’

Lapsi.al 18 December 2020
'The Guardian' përzgjedh albumin e Dua Lipa-s si ‘albumin e

Media britanike The Guardian ka bërë së fundmi përzgjedhjen e top 50 albumeve më të mira të vitit.

Në këtë listë, e dyta renditet këngëtarjame famë  Dua Lipa, për albumin e saj “Future Nostalgia”.Këtë lajm e ka ndarë vet Dua për ndjekësit përmes rrjetit të saj social ,Instagram.

“Për Dua Lipën, viti 2020 filloi me një pellg lotësh dhe përfundoi në të njëjtën mënyrë. Kur albumi i saj i dytë doli në muajin prill, këngëtarja ngushëlloi rrugën e saj përmes një videoje në Instagram duke shpjeguar se ajo do të bënte publikimin e “Future Nostaglia” disa ditë përpara se ishte paralajmëruar. Ajo nuk e dinte nëse ditët e para të një izolimi të shkaktuar nga pandemia ishte koha e duhur për një album në të cilin ishte punuar aq shumë, por ajo nuk duhet të shqetësohet: në një vit të mbushur me ankth dhe frikë, një goditje e “Future Nostalgia” ishte vetëm gjëja e duhur”, nis shkrimin e përditshmja britanike.“Albumi gëzon një energji të mbështjellë, secila nga 11 këngët jep një lartësi euforike mbi një ritëm të parezistueshëm. Albumi i ka një borxh të madh të kaluarës muzikore, nostalgjike vetë për shkëlqimin e xhevahireve të kostumeve të disko-ve dhe ‘powerpop Day-Glo’ të viteve ’80. Ndër të tjera, albumi është i inspiruar nga artistë si: Olivia Newton-John, Madona, udhëheqësi i bandës së viteve 1930 Lew Stone, INXS i viteve 1980, dhe Lily Allen.Lotët që u përmendën në fillim të artikullit erdhën javën e kaluar kur Lipa u nominua për gjashtë kategori çmimesh në Grammy Awards 2021, përfshirë çmimin për ‘albumin më të mirë të vitit’. “Future Nostalgia” nuk po përpiqet të bëjë një deklaratë të guximshme në lidhje me gjendjen e botës ose të angazhohet me ndonjë gjë përtej kalimit të një kohe të mirë. Nëse po bën ndonjë deklaratë, është se Dua Lipa është një yll i mirë dhe i padiskutueshëm i muzikës pop. Ajo mund të ketë arritur vetëm në pozitën e dytë në listën tonë, por pa mëdyshje: 2020 ishte viti i Dua Lipës”, ka përfunduar The Guardian shkrimin referuar këngëtares

Të këshilluara

Thyen rekorde libri i Barack Obamës

Ish-presidenti Barack Obama publikoi një muaj më parë librin e tij “A Promised Land”, i cili ka tejkaluar çdo lloj parashikimi për sa i përket kopjeve të shitua...

17:39

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI