Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Meriton Mjekiqi flet për debatin e bujshëm me Noizyn

Lapsi.al 18 December 2020
Meriton Mjekiqi flet për debatin e bujshëm me Noizyn

Para disa javësh Noizy dhe reperi i ri Big Kik u përfshin në një debat publik, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një freestyle në “Gjoni Black Entertainment” se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi “OTR”. Përgjigja e Noizy-t nuk vonoi dhe në këtë përplasje virtuale ai përfshiu edhe moderatorin e emisionit , Meriton Mjekiqin.

“A ka emision që nuk përmendet Piktura madhe? Noizy’s show. Kush mund ta bëj një përmbledhje sa here është përmendur  emri im në atë emision? Bashkë me sa herë është fol ose janë gjujt kunja kundra meje? Ma shumë herë sa ka pas të ftum besoj. Më fal qe s’ta kam pranu ftesën m’ke shkrujt nja 10 her. Po sja vlen. Po nuk u permend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re  Noizy,Noizy,Noizy,Noizy.  E di qe ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”, shkroi Noziy.

Më pas reperi publikoi një foto të nga studioja e emisionit, ku dallohej se e kishte modifikuar emrin e tij nga “Gjoni Black Entertainment” në “Noziy Black Entertainment”. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Meriton Mjekiqit.

“Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me pa durim emisionin ‘Gjoni Black’”, shkroi ai në një postim. Më pas publikoi foton e një ilaçi “Oki” dhe shkroi “Kalon” shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

Ndërkohë i ftuar sot në emisionin “Wake Up”, Meritoni ka folur sërish në lidhje me këtë çështje. Si fillim ai nuk deshi të komentonte, por më pas tha se Noizy u prek nga një e vërtetë që i tha Big Kik dhe me këtë rast deshi të fitonte vëmendje.

“Unë nuk kam pasur kurrë asnjë problem me label, me grupe, menaxhera. Kur të tjerët kanë problem me veten dhe mundohen të gjejnë rastin të ngrihen akoma më shumë duke kërkuar vëmendje dhe duke mos e pranuar realitetin që të tjerët thonë për ty, atëherë nuk është reale. Jemi njerëz gabojmë dhe kur dikush thotë realitetin si puna e Big Kik që tha për Noizy-n dhe që është prekur dhe që ka nxjerr një postim me ‘Noizy Black’ a çfarë ka bërë se nuk e di. Se të them të drejtën nuk merrem se kam shumë punë, kam shumë plane të tjera për ta ngritur emisionin në një nivel tjetër”, tha Meritoni.

Të këshilluara

Jennifer Lopez i rikthehet aktrimit

Këngëtarja Jennifer Lopez ka vendosur t'i rikthehet aktrimit. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Jennifer lajmin me fansat.'Mezi po pres!',shkruante kën...

11:15

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI