Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Rita Ora vlerësohet nga mediat britanike me sjelljen më të keqe të vitit

Lapsi.al 18 December 2020
Rita Ora vlerësohet nga mediat britanike me sjelljen më të keqe

Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë për shkak se theu dy herë rregullat e pandemisë. Ajo udhëtoi drejt Egjiptit pa kryer tampon dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, duke mos ruajtur në këtë mënyrë as distancën fizike. Për këtë arsye ajo mori një lumë kritikash nga fansat dhe një gjobë prej 10 mijë paund. Ndërkohë ndëshkimet për të po vijojnë ende dhe së fundmi ajo ka fituar “çmimin” për “sjelljen më të keqe të vitit” së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur. Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zgjedhur bashkë me ekspertin e sjelljeve, William Hanson, VIP-at që janë sjellë më keq këtë vit dhe që sigurisht kanë rënë në sy të publikut për këtë shkak. Me ironi Rita është cilësuar si një njeri vetëmohues dhe në të shkruhet se përveçse është këngëtare, është gjithashtu një mikrobiologe e kualifikuar, e specializuar për viruset.

“Gjatë viteve të hulumtimit dhe doktoratës në epidemiologji në Shkollën e Teatrit për fëmijë “Sylvia Young (i referohet shkollës fillore që Rita ka ndjekur) ajo e ka kuptuar shumë mirë se koronavirusi do të shmangte zonat e pasura të Londrës Perëndimore, duke lejuar doktoreshë Orën dhe profesionistë të tjerë mjekësorë të tillë si Cara Delevingne dhe Profesor Vas J Morgan të festojnë në masë.

Kur u zbulua festa e ditëlindjes në Notting Hill, zonja Ora kërkoi falje me shpejtësi duke thënë se ishte një vendim i momentit. Nuk ka rëndësi nëse bie apo jo dakord me rregullat. Ato janë rregulla. Nëse nuk je dakord atëherë përfshihu në parlament dhe lobo që t’i ndryshosh. Askush nuk është mbi to. Ne po e kalojmë këtë gjë të gjithë së bashku”, shkruhet në artikull për këngëtaren.

Të këshilluara

Jennifer Lopez i rikthehet aktrimit

Këngëtarja Jennifer Lopez ka vendosur t'i rikthehet aktrimit. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Jennifer lajmin me fansat.'Mezi po pres!',shkruante kën...

11:15

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI