Flash

Itali/ Shqyrtohet mundësia e një bllokimi kombëtar anti-Covid

Lapsi.al 15 December 2020
Itali/ Shqyrtohet mundësia e një bllokimi kombëtar anti-Covid

Italia shqyrton mundësinë për të bllokuar komplet vendin dhe duke lënë vetëm shërbimet thelbësore të hapura. Do të dëgjojmë të gjitha palët për të siguruar që veprimi i qeverisë të mund të bëhet në një mënyrë më kohezive dhe të përbashkët, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte për shtypin duke folur mbi verifikimet e qeverisë për kufizime të reja për shkak të koronavirusit.

”Tashmë kemi përgatitur një plan kushtuar posaçërisht festave të Krishtlindjeve dhe jemi duke menduar për këtë. Duhet të shmangim një valë të tretë me çdo kusht”, deklaroi Conte.

Në Itali, numri i vdekjeve në ditë vazhdon të jetë rreth 500 për shkak të Covid-19 dhe qeveria duhet të vendosë nëse dhe si t’i shtrëngojë njerëzit për pushimet e Krishtlindjeve, veçanërisht për të bërë të pamundura tubimet dhe blerjet, që janë parë në të gjitha qytetet e mëdha.

Një vendim do të vijë brenda 48 orëve, me kontakte të vazhdueshme me Komitetin Shkencor Teknik, i cili ka zbuluar nevojën për masa më të rrepta.

Të këshilluara

Kanadaja nis vaksinimin me Pfizer/BioNTech

Kanadaja nisi të hënën vaksinimin e qytetarëve kundër Covid-19. Të parët që u vaksinuan ishin një grup të moshuarish në një azil në Toronto. Kryeministri kanade...

09:59

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI