Flash

A do të përfundojë thyerja e rregullave nga Rita Ora këtë herë të tretë

Lapsi.al 15 December 2020
A do të përfundojë thyerja e rregullave nga Rita Ora

Rita Ora organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, por kjo gjë i kushtoi shumë shtrenjtë. Këngëtarja thyeu rregullat anti-Covid e për këtë shkak u gjobit nga policia me 10 mijë paund. Përveç kësaj këngëtarja u përball me kritika të forta nga ndjekës të saj, pavarësisht se ajo kërkoi falje publike.

Grumbullimi me njerëz gjatë festës së ditëlindjes nuk ishte gabimi i vetëm i Ritës.

Më herët, ajo kishte fluturuar drejt Egjiptit për një performancë të sajën, ndërsa pas kthimit sërish nuk kishte zbatuar rregullin e karantinimit për 14 ditë, por kishte organizuar festën e ditëlindjes.

Për këtë arsye, ajo kërkoi sërish falje.

“Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për një kompani private, ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane.

Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe… Unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva”- ka thënë Rita.

Pavarësisht kërkimit të faljes, këngëtarja nuk i ka pezulluar aspak planet e saj.

Burime për “The sun” kanë treguar se Rita është nisur drejt Bullgarisë, ku do të xhirojë sërish një klip të ri.

Madje, bëhet e ditur se ajo do të qëndrojë atje për të kaluar festat e fundvitit dhe për të qenë sa më larg zhurmës së madhe që u krijua për shkak të thyerjes së rregullave anti-Covid nga ana e saj.

Të këshilluara

Kosova prezanton filmin e parë "Horror"

Shumë shpejt, Kosova do të ketë projektin e saj të parë filmik të zhanrit horror. Filmi i cili do të titullohet “Ditari” është në përfundim të xhirimeve, tek...

13:12

Ndërron jetë Ann Reinking

Aktorja Ann Reinking ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur për fansat menaxheri i saj Lee Geoss teksa tregoi se ajo ka ndërruar jetë të shtu...

11:27

Offset, kundër vaksinës Covid-19

Reperi Offset së fundmi ka folur rreth vaksinës së koronavirusit. Gjatë intervistës për TMZ, Offset u shpreh se nuk do e marrë vaksinën për COVID-19 duke sht...

08:52

Mijëra përdorues hasin probleme me Google

Google u godit nga një ndërprerje masive ditën e hënë. Sipas DownDetector, një gamë e gjerë e shërbimeve të Google përfshirë YouTube, Gmail, Google Drive, dhe G...

17:10

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI