Flash

Shfaqet për herë të parë Meghan në publik pas deklaratës së abortit

Lapsi.al 14 December 2020
Shfaqet për herë të parë Meghan në publik pas

Meghan Markle zbuloi disa javë më parë se gjatë verës kishte abortuar një fëmijë dhe këtë e rrëfeu përmes një letre shumë prekëse. Ndërkohë së fundmi ajo është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmit të dhimbshëm dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Dukesha u shfaq në edicionin special të CNN, i quajtur “CNN Heroes” për të falenderuar gjithë heronjtë që na shpëtuan në këtë vit të vështirë.

“Disa prej tyre unë i njoh dhe të tjerë i duartrokas nga larg. Këta njerëz qëndruan në këmbë dhe u siguruan që të mos mungonin nevojat bazë në komunitete. Ata u siguruan që njerëzit rreth tyre të mos vuanin nga izolimi, ata na treguan të gjithëve se edhe në kohët më të errëta, kur ne bashkohemi me njëri-tjetrin, kemi fuqinë t’i rikujtojmë dikujt tjetër se ka shpresë dhe se të gjithë do të jemi mirë”, shprehet Meghan në një video.

Ky vit ka qenë shumë sfidues edhe për vetë Meghan dhe Princin Harry, pasi humbën fëmijën e tyre të dytë. Në një rrëfim për “The Nee York Times”, Meghan tregoi se e kuptoi se humbi fëmijën e dytë, ndërkohë që po i ndërronte pelenat djalit të saj, Ardchie.

“U ula në katin poshtë me Archie-n në krahë. Po e kuptojë se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërkohë që po shtrëngoja fort fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin”, shkroi Meghan në rrëfimin e saj që preku zemrat e të gjithëve.

Të këshilluara

Mijëra përdorues hasin probleme me Google

Google u godit nga një ndërprerje masive ditën e hënë. Sipas DownDetector, një gamë e gjerë e shërbimeve të Google përfshirë YouTube, Gmail, Google Drive, dhe G...

17:10

Blue Ivy Carter nominohet për çmimin Grammy

Blue Ivy Carter është nominuar për çmimin Grammy. Një burim tha për 'People' se vogëlushes i pëlqen të këndojë, të kërcejë dhe të performojë ashtu si e ëma, pra...

14:09

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI