Flash

Mijëra përdorues hasin probleme me Google

Lapsi.al 14 December 2020
Mijëra përdorues hasin probleme me Google

Google u godit nga një ndërprerje masive ditën e hënë. Sipas DownDetector, një gamë e gjerë e shërbimeve të Google përfshirë YouTube, Gmail, Google Drive, dhe Google Maps filluan të shfaqin probleme rreth orës 13:15, me orën tonë lokale.

TechCrunch raporton se ndërprerja ka prekur disa vende të botës përfshirë SHBA, vendet Evropiane dhe Indinë. Ende nuk dihen arsyet e këtij problemi që po ndodh në të gjithë botën, ndërsa nga kjo është prekur edhe Shqipëria.

Edhe aplikacionet Google Docs, Sheets dhe Slides së bashku me Adwords, Adsense dhe Google Pay janë ndërprerë Kjo ndërprerje e madhe, shihet si një shqetësim nga shumë njerëz, kohë kur mbështetja tek interneti është bërë shumë e rëndësishme për shkak të pandemisë, ku me miliona që punojnë nga shtëpia.

Të këshilluara

Blue Ivy Carter nominohet për çmimin Grammy

Blue Ivy Carter është nominuar për çmimin Grammy. Një burim tha për 'People' se vogëlushes i pëlqen të këndojë, të kërcejë dhe të performojë ashtu si e ëma, pra...

14:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI