Flash

Covid, Trump-i dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë nuk do të vaksinohen menjëherë

Lapsi.al 14 December 2020
Covid, Trump-i dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë nuk do të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se punonjësit e Shtëpisë së Bardhë dhe ai vetë nuk do të vaksinohen menjëherë kundër koronavirusit (COVID-19), nëse nuk është e nevojshme. Trump bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, pas lajmeve në shtypin amerikan se punonjësit e Shtëpisë së Bardhë dhe Trump do të kenë përparësi në programin e vaksinave kundër COVID-19.

“Stafi i Shtëpisë së Bardhë duhet të vaksinohet në fazat e mëvonshme të programit të vaksinimit, përveç nëse është e nevojshme. Unë kam kërkuar rregullim në këtë çështje. Nuk jam duke planifikuar të vaksinohem së shpejti, por pres që të vaksinohem në kohën e duhur. Faleminderit”, u shpreh Trump.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech të premten në mbrëmje, kurse Qendra për Sëmundje dhe Kontroll (CDC) të dielën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI