Flash

Loredana publikon albumin "Medusa" në të cilin flet për të pathënat e jetës private

Lapsi.al 11 December 2020
Loredana publikon albumin "Medusa" në të cilin flet për

Loredana paralajmëroi që në muajin shtator se në fund të vitit do të vinte më një album të ri, “Medusa”. Në fillim të javës reperja ka postuar në Instagram një foto përkrah reperit gjerman Ufo361 dhe ka zbuluar se mbrëmjen e së enjtes, pa shënuar ora 00:00, do të publikojë një këngë me të dhe albumin e plotë. Fansat e Loredanës e kanë pritur prej kohësh këtë lajm dhe më në fund dëshira e tyre u plotësua. Albumi i saj është tashmë në të tgjitha platformat online dhe pritet të bëjë bujë. Ai përmban 11 këngë, nga të cilat 4 me videoklipe dhe intron. Këngët janë të gjitha gjermanisht dhe titullohen: King Lori, Checka, Easy, Rockstar, Naher zu mir, Kein hunger, gangster, uh uh, Alles egal, Geht schon dhe Tut mir nicht. Loredana u shpreh disa javë më parë se nëpërmjet këtij albumi “Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë.”- duke sqaruar se ky nuk është thjesht tekst kënge, por jeta e saj gjatë 18 muajve të fundit. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar edhe bashkëpunimin me Ufo 361, një këngë ritmike hip-hop.

Muzika është realizuar nga producentët: Anton Behmer, Lukas Wohlatz, Ghoufrane Bouzergoun, Abudi El, kurse tekstin e ka shkruar Loredana me UFo361.

“Kein Hunger” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë realizuar në Gjermani.

Reperja ka shënuar një sërë suksesesh në karrierën e saj gjatë 2020-tës dhe ditën e djeshme u rrëmbeu zemrat të gjithëve me një gjest fisnik. Gjatë eventit më të madh të bamirësisë në Gjermani, Loredana vendosi të dhurojë plot 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. Ajo u shpreh se është nënë vetë dhe se dëshiron që mamatë në të gjithë botën të kenë të njëjtën mundësi si ajo që të shohin fëmijët e tyre duke u rritur. Ndërkohë kujtojmë se nga ana tjetër ajo dhe Mozzik konfirmuan ribashkimin gjatë dokumenarit biografik të Loredanës.

https://www.youtube.com/watch?list=OLAK5uy_lEI5WVB5wU2fW_MYLRjlynSOxBYBwr-qI&v=yhh0r5H_4II&feature=emb_title

Të këshilluara

Rona Nishliu bëhet nënë për herë të dytë

Në muajin korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Noa. Këngët...

09:38

Stresi vijon të sulmojë personazhet publik

Stresi vijon të sulmojë të gjithë personazhet publike që nuk kanë marrë pjesë në protestat që po zhvillohen për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën që u vra ...

09:32

Selena, e lodhur me krahasimin me Hailey-n

Pak ditë me parë, çifti Bieber-Baldëin, u revoltuan publikisht kundrejt një fanseje, e cila inkurajonte ndjekësit e Justin për të ofenduar Hailey-n në videon li...

18:11

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI