Flash

Anxhelina Hadërgjonaj publikon këngën e re pas 9-vitesh mungesë

Lapsi.al 11 December 2020
Anxhelina Hadërgjonaj publikon këngën e re pas 9-vitesh

Sikundër kishte paralajmëruar Anxhelina Hadwrgjonaj ka publikuar kwngwn e re pas 9-vitesh mungesw. Kënga titullohet “Precious” dhe është në anglisht duke hedhur kështu hapat e para drejt tregut ndërkombëtar. Muzika është realiuzuar nga producenti Bloque, ndërsa për tekstin është kujdesur vet Anxhelina. Klipi i këngës është shumë i veçantë, ku këngëtarja është shfaqur me një interpretim dhe performancë tejet delikate.

Në fillim të këtij viti ajo tregoi se këngët janë regjistruar dhe se fabulat e tyre janë mbi dashurinë e dhimbjen.

“Këngët janë gati, janë regjistruar, janë bërë klipet, por kur të vijë momenti se jane këngë kështu, për dashuri, për dhimbje…”, – ka treguar Anxhelina.

Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, duhet ta pranojmë se Anxhelina na ka munguar shumë përgjatë këtyre 9 viteve dhe shpresojmë mos të bëjë më pauza të tilla.

Për herë të fundit ajo u shfaq në 2011, kur me baladën “Kjo jetë s’mjaftoi” mori pjesë në Top Fest 8, duke rrëmbyer çmimin “Artistja e re më e mirë”.

https://www.youtube.com/watch?v=tAF1MdDawYM

Të këshilluara

Rona Nishliu bëhet nënë për herë të dytë

Në muajin korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Noa. Këngët...

09:38

Stresi vijon të sulmojë personazhet publik

Stresi vijon të sulmojë të gjithë personazhet publike që nuk kanë marrë pjesë në protestat që po zhvillohen për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën që u vra ...

09:32

Selena, e lodhur me krahasimin me Hailey-n

Pak ditë me parë, çifti Bieber-Baldëin, u revoltuan publikisht kundrejt një fanseje, e cila inkurajonte ndjekësit e Justin për të ofenduar Hailey-n në videon li...

18:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI