Flash

Selena, e lodhur me krahasimin me Hailey-n

Lapsi.al 10 December 2020
Selena, e lodhur me krahasimin me Hailey-n

Pak ditë me parë, çifti Bieber-Baldëin, u revoltuan publikisht kundrejt një fanseje, e cila inkurajonte ndjekësit e Justin për të ofenduar Hailey-n në videon live të saj duke i përmendur Selena-n dhe faktin që këngëtari ka qenë shumë herë më mirë me të.

Kjo s'ishte hera e parë që Hailey dhe Justin përballen me të tilla drama virtuale, por duket se kjo histori ka filluar të besdisë edhe Selena-n. Burime për Entertainment Tonight, janë shprehur se Justin, Selena dhe Hailey janë të lodhur me këtë krahasimin e kotë që bëhet mes tyre në raport me këngëtarin. "Kjo që bëjnë fansat është e lodhshme për këdo dhe ata të tre duan që njerëzit të shohin para dhe të mos merren më me këtë çështje. Fokusi në gjëra negative për situata që i përkasin të shkuarës, nuk i interesojnë më askujt."Ndërkohë, Justin në postimin e pak ditëve më parë shkruan:

"Doja vetëm ta ndaja këtë, vetëm që njerëzit ta dinë me çfarë na duhet të përballemi ne gjatë një dite. Kjo qënie e trishtë njerëzore po i inkurajon njerëzit që t'i thonë gruas time se lidhja që kisha më parë ishte më e mirë se kjo që kam tani. Eshtë e vështirë të ecësh në rrugë të drejtë kur shoh njerëz që përpiqen të mbledhin njerëz të tjerë për të bullizuar njeriun që dua më shumë në botë. Mendoj sa se e mjerë duhet të jetë jeta e saj meqë përpiqet ta kalojë kohën duke i bërë të tjerët të ndihen të vegjël. Jeta konsiderohet e përmbushur kur i jep vlera njerëzve. Një jetë e shpenzuar duke iu bërë të tjerëve keq të lë pa miq dhe pa gëzim të vërtet."

Eshtë fare e qartë që si Justin ashtu dhe Selena kanë zgjedhur të lënë pas gjithçka ka ndodhur, por ende jo për fansat e "Jelena". Gjithesesi, për momentin Selena po jeton romancën e re me lojëtarin e NBA, Jimmy Butler.

Të këshilluara

Stresi sfidon policinë me video nga makina

Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme. Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Or...

14:41

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI