Flash

Goldie Hawn dhe Kurt Russell tregojnë pse nuk u martuan kurrë

Lapsi.al 10 December 2020
Goldie Hawn dhe Kurt Russell tregojnë pse nuk u martuan kurrë

Dyshja filluan takimet gjatë xhirimeve të “Swing Shift” të vitit 1984 dhe që atëherë kanë ndërtuar një jetë së bashku pa pasur nevojë të martohen.

“Ju vetëm duhet të dëshironi të jeni bashkë”, tha aktorja për revistën People. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë atë”, shtoi 75 vjeçarja. Ata u shfaqën së bashku në “Overboard” të vitit 1987 para se Hawn të bënte një paraqitje në filmin e Russell në vitin 2018 në Netflix, “The Christmas Chronicles”.

Duke reflektuar sesi u takuan dekada më parë në shesh xhirimi, Russell tha se ai ishte “i impresionuar me Goldie nga pamja”. “Imazhet e saj ishin tërheqëse, kështu që shumë gjëra zunë vend në këtë”, shpjegoi aktori. “Por atëherë kur ju njihni dikë dhe filloni të kuptoni se, po, ju i ndani gjërat e përbashkëta thellësisht”.

Hawn dhe Russell, 69 vjeçar, kanë krijuar një familje jo aq të madhe bashkë. Sipas mediave, çifti kanë së bashku vetëm një djalë, aktorin Wyatt Russell, 34 vjeç, si dhe fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme: djali i Russell, Boston dhe fëmijët e Hawn, aktorët Kate, 41 dhe Oliver Hudson, 44.

“Për njerëz si ne, certifikata e martesës nuk do të krijonte asgjë që përndryshe nuk do të kishim”, tha Russell. “Nuk e di – 40 vjet nuk janë të mjaftueshme për të thënë përfundimisht”. “Nuk është çdo gjë martesa”, tha Hawn. “Është më shumë për njerëzit dhe lidhjen, dhe për dëshirën për të qëndruar bashkë”.

Të këshilluara

Miley Cyrus, artistja me 74 tatuazhe (Video)

Që kur la ditët e saj në ‘Disney Channel’ prapa, ylli i muzikës pop u bë më e njohur për stilin e guximshëm duke përfshirë këtu edhe tatuazhet që ka realizuar. ...

18:08

Rikthehet në modë trendi i viteve 2000

Si të mos mjaftonin gjithë çudirat që pamë gjatë 2020-ës, trendi i fundit i modës po na përgatit për çfarë do të shohim në vazhdim. 2021 do të na kthejë ekzaktë...

14:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI