Flash

Anxhela Peristeri flet për periudhën më të vështirë të jetës

Lapsi.al 10 December 2020
Anxhela Peristeri flet për periudhën më të

“E ardhmja është vajzë” është kthyer në një emision emocionesh të forta duke pasqyruar para publikut atë anë të personazheve femra të njohura shqiptare që nuk i kemi parë.

Mbrëmjen e sotme, përveç Ori Nebijajt, ka dhuruar emocione edhe këngëtarja Anxhela Peristeri e cila rrëfeu momentet e vështira të operacioneve të prindërve dhe vështirësitë financiare me të cilat janë përballur kur ishin në Greqi.

Këngëtarja u shpreh se këtë periudhë të vështirë nuk do të dëshironte ta kujtonte dhe ta fshinte nga memoria.

“Momente të vështira kam patur plot në jetë sepse gjithmonë ia kam dalë e vetme. Kam punuar që 15-vjeç dhe për një periudhë të gjatë në familje kam punuar vetëm unë. Por, për mua më e rëndësishme është shëndeti. Momentet më të vështira kanë qenë kur prindërit janë sëmurur sepse mami dhe babi kanë bërë operacione, kanë qenë momente shumë të sikletshme të dhimbshme. Kur është operuar mami kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin. Dhe babi sigurisht e ka patur të vështirë operacionin para pesë vitesh sepse kishte një ulçer shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria.”, u shpreh Anxhela.

Sakaq, ajo mori një surprizë të këndshme nga vëllai i saj i cili jeton në Angli. Përmes një videomesazhi ai së bashku me bashkëshorten e tij përcollën disa fjalë të ëmbla për këngëtaren.

“Anxhela të uroj shumë sukses në Festival, je një motër e mrekullueshme dhe shumë krenar për ty. Anxhela je një yll plot dritë që rrezaton gjithmonë mirësi dhe dashuri dhe shumë e talentuar dhe kemi shumë besim tek suksesi jot, të urojmë fitore, shumë shumë fat dhe me fitore.“, thuhet në mesazhin e tyre.

Të këshilluara

Miley Cyrus, artistja me 74 tatuazhe (Video)

Që kur la ditët e saj në ‘Disney Channel’ prapa, ylli i muzikës pop u bë më e njohur për stilin e guximshëm duke përfshirë këtu edhe tatuazhet që ka realizuar. ...

18:08

Rikthehet në modë trendi i viteve 2000

Si të mos mjaftonin gjithë çudirat që pamë gjatë 2020-ës, trendi i fundit i modës po na përgatit për çfarë do të shohim në vazhdim. 2021 do të na kthejë ekzaktë...

14:57

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI