Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Taylor Swift,13 mijë dollarë për dy nëna nevojtare

Lapsi.al 9 December 2020
Taylor Swift,13 mijë dollarë për dy nëna nevojtare

Taylor Swift bëri dy dhurime bujare në vlerë 13,000 dollarë për dy nëna, të cilat u paraqitën në një artikull duke theksuar që miliona amerikanë po i presin Krishtlindjet si të papunë dhe prapa me pagesën e qirasë ose shërbimet e tjera.

Pasi zbuloi mbledhësit e fondeve GoFundMe të nënave me bazë në Nashville, Nikki Cornwell dhe Shelbie Selewski, nga Harrison Township, 30-vjeçarja kreu një seri veprimesh të pabesueshme të mirësisë. “Nikki, kam lexuar për ty në Washington Post dhe mendova se ishte vërtet e guximshme nga ju të ndani historinë tuaj”, shkroi këngëtarja fituese e Çmimeve ‘Grammy’, së bashku me kontributin e saj të martën.

Ajo vazhdoi: “Më vjen shumë keq për gjithçka që është dashur të kalosh këtë vit dhe doja të të dërgoja këtë dhuratë, nga një vajzë e Nashville në tjetrën. Me dashuri, Taylor”. Cornwell, e cila tani ka marrë më shumë se 22,110 dollarë nga 41 dhurues në vetëm një ditë, e përshkroi veten si një nënë beqare ‘që përpiqet të kthejë’ këmbët e saj ‘përsëri në tokë’. “Unë jam nëna e Nashville e paraqitur në artikullin e Washington Post për njerëzit që qëndronin prapa me pagesën e qirasë dhe shërbimet e ujit më ishin fikur, por dikush më bekoi me atë ndihmë”, filloi ajo, para se të zbulonte se fëmijët e saj mund të mos kishin “as Krishtlindje këtë vit”.

“Familja ime do të vlerësonte çdo ndihmë këtë festë. Patjetër që po lutem për mrekulli. Zoti i bekoftë të gjithë”, shkroi ajo, para se Swift të ndërhynte për të ndihmuar.

Të këshilluara

Action Bronson ndryshon drastikisht në peshë

Action Bronson u shfaq në Revistën e “Me’s Health” të martën për të zbuluar se si ai humbi afro 52 kilogramë këtë vit, duke shkuar nga rënë nga afro 180 kilogra...

13:19

Manjola Nabllani rrëfen betejën me Covid-19

Manjola Nallbani zbuloi disa javë më parë se ishte prekur nga Covid-19 dhe se duhej të qëndronte e izoluar në shtëpi. Së fundmi ajo ka treguar se e ka fituar be...

11:28

Ndërron jetë aktorja Whitney Collings

Aktorja Whitney Collings, ka ndërruar jetë  në moshën 33 vjeçare. Një përfaqësues për zyrën e ekzaminuesit mjekësor në Boston i tha Fox News se Collings vdiq...

16:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI