Flash

Flet ylli i TikTok, Charlie D'amelio: Më kanë kërcënuar

Lapsi.al 9 December 2020
Flet ylli i TikTok, Charlie D'amelio: Më kanë kërcënuar

Charli D'Amelio, personi më i ndjekur në TikTok, ka folur në lidhje me një foto që ajo thotë se ishte e rreme dhe 'një përpjekje për ta cënuar'. Charli dhe motra e saj, Dixie D'Amelio, zakonisht drejtojnë podcast-in “2 Chix”, së bashku, por në episodin e fundit, ishte vetëm Charli. Ajo tha se fotoja topless, që po qarkullon në Twitter, është një foto e edituar dhe e quajti një “histori të vogël qesharake”.Në fillim, Charli mendoi të mos e përmendte, por më pas tha se ishte e rëndësishme.

“Njerëzit që më ndjekin e kuptuan lehtësisht se ishte një foto e edituar, por kishte dhe nga ata që e besuan.”

D’Amelio foli edhe për komentet që ka marrë gjatë kësaj kohe deri te kërcënimet me vdekje, pas videos që publikoi në Youtube në fund të nëntorit.Krahas komenteve që u cilësuan si të pasjellshme ndaj shefit të kuzhinës në shtëpinë e familjes D’Amelio, Charli tha edhe se “donte 100 milionë ndjekës, thjesht sepse i pëlqente si numër”.

Pas kësaj, njerëzit filluan ta kritikonin dhe disa prej ndjekësve i thanë se “ajo i donte fansat vetëm për numër”.

"Pavarësisht se sa vjeç jeni, pa marrë parasysh sa ndjekës keni, pa marrë parasysh sa njerëz e dinë emrin tuaj, në fund të gjithë janë njerëz”, tha ajo. “Të gjithë kanë ndjenja. A janë ndjenjat e mia pak më të brishta? Me siguri. Unë qaj shumë.”

Aktualisht, Charli mbetet personi më i ndjekur në TikTok, me më shumë se 100 milionë ndjekës.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja Whitney Collings

Aktorja Whitney Collings, ka ndërruar jetë  në moshën 33 vjeçare. Një përfaqësues për zyrën e ekzaminuesit mjekësor në Boston i tha Fox News se Collings vdiq...

16:17

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI