Flash

Sulmohet kompania amerikane për siguri kibernetike

Lapsi.al 9 December 2020
Sulmohet kompania amerikane për siguri kibernetike

Një kompani e mirënjohur amerikane për siguri kibernetike, FireEye, ka thënë se ka qenë shënjester e hakerëve me “kapacitetet të klasit botëror”, duke besuar se hakimi ka qenë i sponsorizuar nga shteti.

Në një blog të publikuar më 8 dhjetor, Kevin Mandia, ka thënë se hakerët kanë hyrë ne rrjetin e kompanisë dhe kanë vjedhur mjetet për testim të sigurisë së konsumatorëve.

“Sulmuesi fillimisht ka kërkuar informacion lidhur me konsumatorë të caktuar qeveritarë”, ka shkruar Mandia, pa përmendur emra.

Në blog nuk është thënë se kur është vërejtur sulmi. Aty është thënë se kompania është duke hetuar sulmin bashkë me Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Matt Gorham, ndihmës-drejtor në Departamentin për Kibernetikë në FBI, ka thënë se “niveli i lartë i sofistikimit të hakerëve ka qenë në përputhje me një shtet”.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë se hakerët e sofistikuar shtetërorë mund të modifikojnë mjetet e vjedhura dhe t’i përdorin në të ardhmen kundër qeverisë apo shënjestrave të industrisë.

Shumë pjesëtarë të komunitetit të kibernetikës dyshojnë te Rusia për hakim, duke përfshirë Jake Williams, president i kompanisë për siguri kibernetike, Rendition Infosec.

“Mendoj se ajo që dimë për operacionin është në përputhje me shtetin e Rusisë”, ka thënë Williams.

“Edhe nëse nuk janë prekur të dhënat e konsumatorëve, kjo është fitore e madhe për Rusinë”.

FireEye është kompani me bazë në Kaliforni, që angazhohet nga kompani dhe qeveri në gjithë botën për mbrojtje të tyre nga hakimi.

Kjo kompani ka qenë në krye të hetimeve rreth grupeve hakuese të përkrahura nga shteti, dhe ka luajtur rol në identifikimin e Rusisë si protagonist në një mori hakimesh, duke përfshirë sulmet e viteve 2015 dhe 2016 në rrjetin energjetik të Ukrainës./REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI