Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Merkel optimiste në OKB për krizën e Covid-19

Lapsi.al 5 December 2020
Merkel optimiste në OKB për krizën e Covid-19
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mor me pandeminë Corona në një takim të veçantë. Në fillim, Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres shprehu zhgënjimin e tij. Kancelarja Angela Merkel është më pak pesimiste.
  1. Kancelarja Angela Merkel (CDU) foli me besim në Kombet e Bashkuara për luftën kundër pandemisë së Coronas. Përparimi në zhvillimin e vaksinave jep shpresë, tha Merkel përmes videos në seancën speciale për Coronan së Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York. Përkundër të gjitha vështirësive në këtë vit krize, kishte një dritë në fund të tunelit. Merkeli vlerësoi programin e OKB-së kundër sëmundjes Covid-19. Kjo do të krijojë një platformë globale për zhvillimin dhe shpërndarjen e medikamenteve, diagnostifikimit dhe vaksinave, tha ajo.

Programi - theksoi kancelarja - ka nevojë për mbështetje shtesë financiare. Në të njëjtën kohë, askush nuk duhet të harrojë se pandemia mund të kapërcehet përfundimisht vetëm kur të gjithë në botë kanë qasje në vaksinat efektive, theksoi kancelarja.

Pandemia gjithashtu qartëson rëndësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). OBSH duhet të forcohet dhe në të ardhmen të jetë edhe më e aftë t'u përgjigjet kërcënimeve ndërkufitare për shëndetin. Gjermania është e përkushtuar për këtë, tha Merkel.

Guterres është i zhgënjyer

Programi i OKB-së, anti-Covid-19, "ACT Accelerator", synon të sigurojë gatishmërinë më të shpejtë të mundshme të instrumenteve mjekësore diagnostikues, medikamenteve dhe vaksinave kundër COVID-19 në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e varfra. Shumica e vendeve anëtare të OKB, përfshirë Gjermaninë, janë bashkuar që kur u themelua me "ACT Accelerator". Projekti koordinohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Programit aktualisht i mungojnë rreth 23 miliardë euro.

Në fillim të takimit të posaçëm, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri përgjegjëse për përhapjen e pandemisë shpërfilljen e rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Coronan. OBSH ofroi "fakte dhe udhëzime shkencore" që nga fillimi. Kjo mund të kishte qenë baza për bashkëpunimin global në luftën kundër virusit. Fatkeqësisht, këto rekomandime nuk u ndoqën, u ankua kreu i Kombeve të Bashkuara, shkruan Dw.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI