Flash

Rriten shifrat e COVID-19 në Berat

Lapsi.al 30 November 2020
Rriten shifrat e COVID-19 në Berat

Rriten shifrat e të infektuarve me COVID-19 në Verat. Të prekur janë mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh.

Shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat edhe këtë fillim jave kanë njohur rritje të lartë, ku mes të infektuarve regjistrohen mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh.

Në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar pozitivë një oksigjenist dhe një infermier i Repartit të Infektivit. Infektimet kanë vijuar edhe në Qendrat Shëndetësore, ku janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 1 infermier në Qendrën Shënderësore në fshatin Cukalat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

 Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen sërish edhe mësues e edukatore. Konfirmohen të infektuara me Covid-19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe një tjetër sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

Infektime ka pasur edhe në shumë instutucione vendore në qarkun e Beratit, ku rezultojnë të prekur 1 punonjës administrate në bashkinë Berat, 1 specialist në Drejtorinë e Transportit në Berat, 1 operator shërbimi,1 shitëse dyqani ushqimor dhe 2 punonjëse fasonerie.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet në ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të pakta e të izoluara gjatë paradites. Mesdita sjellë përmirësim gradual të k...

07:18

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI