Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

“Shumë shpejt vijnë vaksinat për Covid-in”/ Këshilla e ekspertëve amerikanë: Masat parandaluese janë ende përparësore

Lapsi.al 30 November 2020
“Shumë shpejt vijnë vaksinat për Covid-in”/

Dy ekspertë të lartë për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara siguruan amerikanët të dielën se vaksinat kundër pandemisë së shpejti do të bëhen të disponueshme, por paralajmëruan që mosmarrja e masave paraprake kundër përhapjes së virusit para asaj kohe, mund të jetë me pasoja katastrofike.

“Mendoj se do të kemi vaksina të mjaftueshme deri në fund të vitit për të imunizuar 20 milion amerikanë. Por populli amerikan duhet të bëjë atë që duhet derisa ajo vaksinë të jetë e shpërndarë gjerësisht”, tha për CNN Admirali Brett Giroir, kreu i testimieve për virusin në Shtëpinë e Bardhë.”

Admirali Giroir i cilësoi dy vaksina të mundshme, të cilat tani janë nën shqyrtimin e Administratës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat, si “shpëtimtare për jetën”, duke shtuar se “kjo i jep fund pandemisë.” Por deri atëherë, tha ai, “populli amerikan duhet të bëjë veprimet e duhura derisa sa ajo vaksinë të mund të shpërndahet gjerësisht, të mbajmë maskë, të shmangim hapësirat e mbushura me njerëz, të gjitha gjërat që i dini.” Giroir tha se ai beson se do të ketë një “tranzicion të qetë, profesional” në trajtimin e shpërndarjes së vaksinave nga administrata e Presidentit në largim Donald Trump tek ajo e Presidentit të zgjedhur Joe Biden kur ai të inaugurohet më 20 Janar.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor për sëmundjet infektive të vendit, duke folur për emisionin “This Week” në ABC, tha se “ndihma po vjen” dhe se sasia fillestare e vaksinave mund të jetë e disponueshme nga mesi i dhjetorit. Dr. Fauci tha se ekspertët e shëndetit “e kuptojnë lodhjen” e amerikanëve me masat për parandalimin e ekspozimit ndaj virusit. Por ai tha se mbajtja e maskave të fytyrës dhe respektimi i distancimit fizik “kanë efekt”. Miliona amerikanë kufizuan grumbullimet e tyre tradicionale familjare për festën vjetore të Falënderimeve të enjten e kaluar, megjithatë miliona të tjerë injoruan paralajmërimet e ekspertëve të kujdesit shëndetësor kundër udhëtimeve për të vizituar të afërmit.

“Shqetësohem se e njëjta gjë” do të ndodhë me udhëtimin e njerëzve – me rrezikun e përhapjes së virusit – për vizitat e Krishtlindjeve me familjet e tyre, tha Dr. Fauci.Dr. Fauci u bëri thirrje zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë të mbyllin baret, të mbajnë shkollat e hapura, për të mbajtur nivelin e ulët të përhapjes në komunitet.

Vlerësimet erdhën ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen 13 milion raste të konfirmuara të premten, vetëm gjashtë ditë pasi arriti në 12 milion raste. Virusi shumë i transmetueshëm që shkakton sëmundjen COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 266,000 amerikanëve, më shumë se në çdo vend tjetër, sipas Universitetit Johns Hopkins. Më shumë se 91,000 individë të infektuar janë aktualisht të shtruar në Shtetet e Bashkuara një rekord i të gjitha kohërave, me më shumë se 18,000 në njësitë e kujdesit intensiv./VOA

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet në ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të pakta e të izoluara gjatë paradites. Mesdita sjellë përmirësim gradual të k...

07:18

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI