Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Tabaku: Rama po paguan mbi 144 mln euro në gjyqet e humbura në Arbitrazh

Lapsi.al 29 November 2020
Tabaku: Rama po paguan mbi 144 mln euro në gjyqet e humbura në

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka shkruar se kryeministri Rama po shton babëzinë, korrupsionin dhe vjedhjet.

Sipas Tabakut, ndërkohë që papunësia është rritur në 12.5%, Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh.

"Nuk skuqet, nuk turpërohet, Gënjeshtra i shkon per shtat. Babëzia, korrupsioni, vjedhja, etja për pushtet prishi biznese dhe sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit, firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro.

Kostoja e jeteses në Shqipëri vazhdon të rritet ndërsa Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit me 3.4%. Rama vazhdon të gënjejë dhe të vjedhë paratë e taksave.

Papunësia është rritur në 12.5% ndërsa Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Jo për një mashtrues që cipa i është rregjur në gënjeshtra.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, me gënjeshtra dhe me interesa perosnale. Por me një qeveri që kthen në punë njerezit, ringrin ekonominë dhe manaxhon taksat tona.

Shqiptarët nuk e pëlqejnë një kryeministër që gënjen çdo një në dy fjalë që lëshon, por një kryeministër që lufton që taksat e tyre të shkojnë për ta. Një kryeministër që mbështet shëndetin, ekonominë dhe punësimin. Ata duan një qeveri që do të sjellë shpresë te njerëzit", shkruan Tabaku.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI