Flash

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u bashkohen sanksioneve të BE-së kundër Bjellorusisë

Lapsi.al 20 November 2020
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u bashkohen sanksioneve të

Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së, janë rreshtuar me BE-në, në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë, të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë më 20 nëntor, tha se shtatë vendet përfshijnë kandidatët e BE-së: Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Ukrainën.

Alyaksandr Lukashenka, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, është përballur pothuajse çdo ditë me protesta, në të cilat kërkohej dorëheqja e tij, që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, për të cilat opozita thotë se ishin të manipuluara dhe shtetet perëndimore kanë refuzuar t’i pranojnë.

Disa protestues janë vrarë dhe mijëra njerëz janë arrestuar që kur autoritetet shpallën Lukashenkën fitues të zgjedhjeve.

Ka pasur, gjithashtu, raportime të besueshme për ushtrim të torturës nga regjimi që synonte shtypjen e protestave.

Shumica e udhëheqësve të opozitës së vendit janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi.

Më 15 nëntor, policia në Minsk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues dhe arrestoi qindra njerëz.

Lukashenka sulmoi protestuesit më 13 nëntor, duke u zotuar të mos ia dorëzonte pushtetin askujt, vetëm disa ditë pas vdekjes së një 31-vjeçari bjellorus, i cili besohet të jetë rrahur keq nga forcat e maskuara të sigurisë.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord më 19 nëntor që të zgjerojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë, duke përfshirë këtu edhe bizneset, si përgjigje ndaj “brutalitetit të autoriteteve” kundër protestave pro-demokratike, tw cilat filluan pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale që u mbajtën në muajin gusht.

Duke parë se sanksionet e mëparshme ndaj Alyaksandr Lukashenka dhe dhjetëra zyrtarëve të lartë nuk arritën të ndalojnë shtypjen, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më 19 nëntor se grupi i ri i sanksioneve “duhet të përfshijë jo vetëm individët por duhet të vlejnë edhe për institucionet, për sipërmarrësit por edhe për bizneset”.

Masat e reja “do të afektojnë aktivitetin normal ekonomik” në vend, tha Borrell.

Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve Bjellorusë./REL/

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI