Flash

Zhvillime të reja nga Loredana dhe Mozzik

Lapsi.al 19 November 2020
Zhvillime të reja nga Loredana dhe Mozzik
Prej disa ditësh në media po raportohet se Mozzik dhe Loredana do sjellin një këngë së bashku dhe jemi të bindur se do jetë hiti i vitit.Këto zëra i konfirmoi edhe vetë reperja e cila, e pyetur lidhur me bashkëpunimin e përfolur me Mozzik në kanalin e saj në You Tube, u përgjigj: “Është sekret për momentin, por do e mësoni!”– ka qenë kjo përgjigja e Loredanës. Pra, ajo la të kuptohet se diçka po sjellin, por nuk zbuloi detaje. Teksa në një koment tjetër shkroi se ka gati një mega hit me një artist mashkull. Madje, çifti ishte në Kosovë disa ditë më parë për xhirimet e klipit, ndërsa postimet e tyre në Instagram na e treguan këtë. Por Kosova nuk është vendi i vetëm ku çifti po xhiron për këngën që po pritet me padurim. Ata gjenden tashmë së bashku në Berlin të Gjermanisë dhe nëse doni fakte, ja ku i keni:

“Dior” në Berlin, Gjermani

Prej rreth një muaji ata po përflitet se janë ribashkuar dhe e gjitha nisi kur iconstyle.al vuri re se dyshja ndiqte ende njëri-tjetrin në TikTok, për tu pasuar nga videoja e tyre në një qendër tregtare në Gjermani e deri te deklaratat e ëmbla, veshjet, e shoqëria me njëri-tjetrin. Për më tepër, kohët e fundit Loredana po përflitet se është shtatzënë për herë të dytë, për shkak se në fotot e fundit barku duket pak më i fryrë se më parë. Megjithatë e gjithë kjo është thjesht aludim, sepse deri më tani Loredana nuk ka komentuar fare në lidhje me këto zëra.

Të këshilluara

Djali i Bobby Brown gjendet i pajetë

Djali i reperit të famshëm amerikan Bobby Brown është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.Ky lajm i hidhur është konfirmuar nga autoritetet për CNN...

14:20

Emma Watson fotografohet me të dashurin e ri

Emma Watson është fotografuar nga paparacët me të dashurin e saj biznesmen, Leo Robinton. Ata janë parë duke pirë kafe në park, në Primrose Hill të mërkurën....

14:30

George Clooney: Amal më plotëson

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it.Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë ko...

12:33

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI