Flash

Ricky Martin: Gati të zgjeroj familjen me bashkëshortin tim

Lapsi.al 19 November 2020
Ricky Martin: Gati të zgjeroj familjen me bashkëshortin tim
Ricky Martin ka 4 fëmijë me bashkëshortin e tij, Jwan Yosef, binjakët Matteo dhe Valentino, vajzën Lucia dhe djalin Renn. Mirëpo duket se ai nuk është i kënaqur me kaq dhe dëshiron të ketë fëmijë të tjerë. “Disa njerëz mendojnë se unë jam i çmendur, por kam dëshirë të kem një familje të madhe dhe ka disa embrione që po presin. Nuk e di. Kjo është e gjitha çfarë duhet të them. Jwan po çmendet në këto momente, por është në rregull, mos i thoni gjë atij!”, ka thënë Ricky. Ai ka treguar se gjërat në familjen e tij po ndryshojnë, duke qenë se dy djemtë po hyjnë në fazën e adoleshencës. “Ata janë në fazat e para të adoleshencës dhe është shumë zhurmë. Dhe për më tepër jemi në izolim dhe në shtëpi dëgjohet gjithë kohës ‘Largohu nga rruga ime! Kjo është dhoma ime, nuk është e jotja, blah blah!’”, ka thënë Martin. Këngëtari është shprehur se është shumë krenarë për familjen e tij dhe se vajza është mbretëresha e shtëpisë e se ajo do të jetë trashëgimtarja e pronës. Ai është shprehur më herët se dëshiron që në të ardhmen të adoptojë ndonjë fëmijë me bashkëshortin.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ricky Martin (@ricky_martin)

Të këshilluara

Djali i Bobby Brown gjendet i pajetë

Djali i reperit të famshëm amerikan Bobby Brown është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.Ky lajm i hidhur është konfirmuar nga autoritetet për CNN...

14:20

Emma Watson fotografohet me të dashurin e ri

Emma Watson është fotografuar nga paparacët me të dashurin e saj biznesmen, Leo Robinton. Ata janë parë duke pirë kafe në park, në Primrose Hill të mërkurën....

14:30

George Clooney: Amal më plotëson

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it.Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë ko...

12:33

Miley dhe Dua realizojnë klipin e ri

Miley Cyrus dhe Dua Lipa bashkuan forcat për të sjellë këngën e tyre të parë "Prisioner" dhe nga ç'kemi parë deri tani, vajzat vijnë në versionin e tyre më "të ...

12:36

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI